Kovaçevski: Integrimi i Ballkanit Perëndimorë në BE, nënkupton një Evropë më të fortë

13:02 | 14 Mars 2022
A. B.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell deklaroi se Integrimi i Ballkanit Perëndimorë në BE është shumë i rëndësishëm dhe nënkupton një Evropë më të fortë.

Kovaçevski me këtë rast bëri apel për integrim të shpejtë të vendit dhe rajonit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se do të parandalojë ndikimet e palëve të treta në rajon, por do të kontribuojë edhe në stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë Evropës.

“Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s dhe si vend kandidatë që në ditën e parë të konfliktit iu bashkëngjitëm aleateve tanë NATO-s dhe SHBA-së. Sot jemi dëshmitare të agresionit që ka shkaktuar shumë viktima, mes tyre dhe fëmijë, Kemi dhe një numër të madh të refugjatëve. Evropa e Bashkuar mund të jetë një Evropë e fortë. Unë me kolegun tim bullgar po bëjmë përpjekje që përmes dialogut ti zgjidhim çështjet e hapura. Integrimi i Ballkanit Perëndimorë nënkupton një Evropë më të fortë”, tha Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski madje nënvizoi se Qeveria e tij mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe realizimin e reformave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme