Ferizaj: Policia ka angazhuar përveç polic me uniformë edhe policë me rroba dhe automjete civile

12:04 | 14 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Policia Rajonale në Ferizaj, njofton se ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, thuhet në një komunikatë për media.

Policia Rajonale ka angazhuar, përveç polic me uniformë edhe policë me rroba dhe automjete civile në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia nga data 07-13.2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 479 gjoba

Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,  18 gjoba

Drejtimi  nën ndikimin e alkoolit- 15

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 41 gjoba

Drejtimi i mjetit pa kategori përkatëse , 11 gjoba

Kalimi i afatatit të regjistrimit , 27 gjoba

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 28gjoba

Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 170 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 109 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 545 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 48 shoferëve

Gjithsej , 1443 gjoba , për dallim me javën paraprake që janë shqiptuar 1343 gjoba.

Ndërkaq janë raportuar 26 askidente në komunikacion: 21 me dëme materiale dhe 5 me lëndime, për dallim me javën paraprake që janë raportuar 28 aksidente : 16 me dëme materiale dhe 12 me lëndime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme