Operacioni ‘PIKA’| Arrestohen dy zyrtarë doganorë

11:59 | 14 Mars 2022
A. B.

Dogana e Kosovës ka mbeshtetur Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtarë doganorë nën dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Pas arrestimit të tyre, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor, njofton Dogana.

Nga ky aksion pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve policorë.

“Dogana e Kosovës është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit Policor në hetimin e këtij rasti dhe do të vijoj me bashkëpunim të rregulltë me Inspektoratin, Policinë dhe Insititucionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Dogana e Kosovës zbaton politika rigoroze që dekurajojnë me efikasitet praktikat e korrupsionit dhe sjelljes jo profesionale si dhe do të ndërmarrë me prioritet veprime që synojnë luftimin e korrupsionit dhe praktika të dëmshme e sjellje jo profesionale. Mbi këtë konsideratë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor”, përfundon njoftimi i Doganës./arbresh.info/

Ja për çfarë dyshohen zyrtarët policorë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme