Reagon Albulena Haxhiu: Mbështetja e qeverisë është e parezervë

11:35 | 14 Mars 2022
arbresh.info

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për operacioni i koduar si “Pika”.

Ajo ka shprehur mbështetjen e parezervë të qeverisë.

“Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit! Mbështetja e qeverisë tonë në raste të tilla është e parezervë”, ka shkruar Haxhiu në rrjete sociale.

Reagimi i plotë:

Në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim. Në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët.

Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit!

Mbështetja e qeverisë tonë në raste të tilla është e parezervë!/arbresh.info/

Ja për çfarë dyshohen zyrtarët policorë

Ja për çfarë dyshohen zyrtarët policorë

Ja për çfarë dyshohen zyrtarët policorë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme