Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dukej tejet tërheqëse me një fustan të hapur në njërën anë teksa mori pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, Critics Choice Awards 2022 në Los Angeles të dielën mbrëma.
Këngëtarja 31 vjeçe, e mbuloi modestinë e saj me një fustan prej kadifeje ngjyrë vishje, i cili kishte pjesë të prera te pjesa e këmbës dhe në mes, shkruan DailyMail transmeton arbresh.info
Ajo tregoi figurën e saj fenomenale në pjesët e prerjeve të fustanit, teksa u shoqërua me të dashurin e saj Taika Waititi në hotelin Fairmont Century Plaza.
Fustani mahnitës ngjitej pas linjave të saj të mrekullueshme dhe paraqiste një dizajn me mëngë të gjata dhe detaje të kryqëzuara mbi dekoltenë e saj.
Ajo i la flokët e saj bionde të lëshuara në valë të lirshme, gjersa zgjodhi një makijazh tipik joshës për mbrëmjen.
Ndërkohë, aktori dhe regjisori Taika Waititi, 46 vjeç, dukej si gjithmonë më i zbehtë i veshur me një kostum të zi, kravatë mëndafshi dhe këmishë të errët, teksa ia kishte vënë krahun të dashurës së tij mahnitëse.
Edicioni i 27-të i ndarjes së çmimeve Critics Choice Awards u organizua nga Taye Diggs dhe Nicole Byer dhe u zhvillua në Hotelin Fairmont Century Plaza në Century City, Kaliforni.
Nominimet për këtë ngjarje u shpallën në dhjetor. /arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”