Google ADS

Ishte zona 70 km/h, drejtoi veturën në 142 km/h, gjobitet nga policia

10:18 | 14 Mars 2022
A. B.

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h, në Llapushnik të Drenasit policia ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me 142 km/h.

Sipas Policisë së Kosovës, shoferi është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme