Google ADS

Dhunohet nga vjehrri e kunati, viktima me dy fëmijë dërgohet në strehimore

09:45 | 14 Mars 2022
arbresh.info

Dy persona, vjehrri dhe kunati, janë arrestuar pasi kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje  bënë të ditur Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në Podujevë, mesditën e së dielës.

Viktima së bashku me dy fëmijë është dërguar në strehimore, shkruan arbresh.info.

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë, 13.03.2022-11:55. Viktima femër kosovare   ka raportuar se, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë ( vjehrri dhe kunati) kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme