Aksion ndaj disa zyrtarëve policorë, dyshohen për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës

08:43 | 14 Mars 2022
A. B.

Inspektorati Policor i Kosovës punonjësit nga të gjitha Departamentet operative të saj në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale mëngjesin e sotëm kanë filluar një operacion të gjerë në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së.

Kështu u bë e ditur nga një komunikatë për media e lëshuar nga Inspektorati, ku thuhet se operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan arbresh.info.

Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht punonjësit nga të gjitha Departamentet operative të saj në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së.
Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera.

IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites.
Me respekt;

Divizioni për bashkëpunim dhe informim
Inspektorati Policor i Kosovës. / arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme