Mbi 700 raste aktive me COVID në Kosovë

07:48 | 14 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Në Kosovë janë aktualisht 709 raste aktive me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, në raportin 24 orësh për COVID.

Në anën tjetër, u regjistruan 32 raste të reja.

Dy persona humbën jetën, teksa 69 të tjerë u shëruan.

Sipas MSh-së, brenda 24 orëve u vaksinuan 148 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 1.817.696./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme