09:00
Komisioni i posaçëm shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, C301)
10:00
Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve do të dorëzojë padinë për anulimin e vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me çmimoren për disa kategori të udhëtarëve dhe Kërkesën për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)
10:00
Pronari i qendrës “Plus Market” nga Ferizaj mban konferencë për medie, në lidhje me një vendim të gjykatës që lejon importin e “Coca Colës” nga Serbia, ndërsa atyre iu është bllokuar nga DPI (Departamenti i Pronës Intelektuale) një kamion me këtë pije nga Shqipëria. (Terminali Holandez në Prizren)
11:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
13:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për turizmin. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
15:00
Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Kolegjin AAB organizojmë konferencën “Diplomacia e Sportit”. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë)
17:00
Shoqata Kulturore “Iliria”, Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të organizojnë simpoziumin me temën “Familjet fisnike shqiptare në Kopërin venedikas”. (Amfiteatri i Madh, Biblioteka Kombëtare)
19:00
Hapet ekspozita me temën “Familjet fisnike shqiptare në Kopërin venedikas”. (Holli i Bibliotekës Kombëtare)
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...