Gjatë ditës së sotme janë zhcilluar protesta kundër pushtimit rus në Ukrainë edhe në Kherson.
Kherson ishte qyteti i parë i madh që ra nën pushtimin rus. Qyteti me rreth 290,000 banorë është një port jetik i Detit të Zi, transmeton portal arbresh.info
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar rusët për përdorimin e shantazhit dhe ryshfetit në një përpjekje për të detyruar zyrtarët lokalë të formojnë një “pseudo republikë” si ato në Donetsk dhe Luhansk, dy rajone në Ukrainën lindore ku separatistët pro-rusë filluan të luftojnë forcat ukrainase në vitin 2014.
Sipas mediave ukrainase, në Kherson duhet të zhvillohej një referendum mbi shkëputjen e qytetit nga Ukraina, megjithëse politikanët vendas shprehën zemërimin mbi mundësinë e shndërrimit të rajonit në një republikë të shkëputur.
Të dielën u zhvillua protesta kundër pushtimit rus dhe njerëzit mbanin në dorë flamurin ukrainas./sky/arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...