Google ADS

Johnson telefonon Zelenskyn: Veprimet barbare të Putin po testojnë gjithë njerëzimin

20:38 | 13 Mars 2022
KRG

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka fol këtë pasdite me presidentin ukrainas, Zelensky.

Një zëdhënës i kryeministrit tha se “Johnson lavdëroi presidentin dhe popullin ukrainas për qëndrueshmërinë e tyre. Kryeministri tha se veprimet barbare të Putinit po testonin jo vetëm Ukrainën, por gjithë njerëzimin”.

Udhëheqësit dënuan vrasjet e Brent Reynaud dhe ukrainasve të panumërt të pafajshëm, si dhe rrëmbimin e kryebashkiakëve të Dniprorudne dhe Melitopol, raporton skynews.

“Kryeministri tha se veprimet barbare të Putinit po testonin jo vetëm Ukrainën, por gjithë njerëzimin”, ka thënë Johnson gjatë telefonatës së tij me Zelenskyn.

“Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndjekë më shumë opsione për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës, duke punuar me partnerët, përfshirë takimin e së martës së Forcave të Përbashkëta Ekspeditore në Londër”, tha ai.

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë prapa Ukrainës në të gjitha përpjekjet e saj për t’i dhënë fund këtij konflikti katastrofik.

Ndryshe, Zelensky ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin çek, Petr Fiala.

Të ngjashme