Sot, janë bërë shtatë vjet, kur Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) u bë anëtarja e 215-të e FIBA-s.
Ndihmesë të madhe në pranim ishte pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në atë Ndërkombëtar, ndërsa vitet e tëra të punës, u kurorëzuan me sukses, duke u pranuar në shtëpinë e madhe të basketbollit.
Delegacioni i prirë nga ish-kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, dorëzoi aplikacionin për anëtarësim në FIBA më 5 shkurt 2015. Përgjigja pozitive erdhi më 13 mars, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIBA, që me votim unanim e pranoi Federatën e Basketbollit të Kosovës si anëtaren e vet të 215-të, përcjell arbresh.info.
Më pas Kosova ishte pranuar edhe në FIBA Evropa. Kosova luan me të gjitha kategoritë në garat ndërkombëtare, duke qenë e barabartë me të gjitha shtetet.
Pranimi në FIBA ishte një hap i madh për basketbollin e Kosovës, pas shumë vështirësive, duke i hapur dyert për arenën ndërkombëtare.
Sot, basketbollistët e Kosovës janë të barabartë me ata ndërkombëtarë, ndërsa shumë gjenerata kishin punuar që kjo ditë të vinte.
Kosova ka organizuar me sukses disa gara ndërkombëtare, duke shpërblyer besimin nga FIBA, dhe duke qenë shembull edhe për shumë federata tjera, sa i përket organizimit të ngjarjeve.
Basketbollistët dhe basketbollistet e Kosovës po ashtu kanë fituar medalje në garat evropiane, kurse ëndrra e shumë gjeneratave u jetësua më 13 Mars 2015. Tashmë gjeneratat e reja i kanë dyert e hapura për suksese, ndërsa nuk mungon puna nga FBK për masivizimin dhe suksese në arenën ndërkombëtare e vendore.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?