Tifozët polakë e fyejnë brutalisht Putinin

19:06 | 13 Mars 2022
KRG

Derisa tifozët nga vendet tjera po shprehin përkrahje për Ukrainën me parulla të ndryshme, një grup i tifozëve nga Polonia përmes një parulle i kanë dërguar një mesazh direkt presidentit rus, Vladimir Putin.

Tifozët e skuadrës së Wisla Krakow kanë fyer rëndë Putinin, përmes një parulle të shpalosur sot në ndeshjen ndaj Lech Poznan.

“Fu*k Putin”, ishte mesazhi i tifozëve polakë.

Kujtojmë se Rusia së fundmi bombardoi Ukrainën në afërsi të kufirit me Poloninë, shtet i cili është pjesë e NATO-s.

Kjo ka shkaktuar shqetësim në të gjitha vendet anëtare të NATO-s, aq më tepër te vet polakët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme