Një restaurant në Gjilan i cili ishte bërë i njohur se mbante një luan jashtëligjshëm brenda resortit të tij, është djegur.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai thotë se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Ju njofojmë se sot me datë 13.03.2022 rreth orës 05:20, në fshatin Stanqiq Komuna e Gjilanit është djegur restoranti ,, Maja e zezë’’. Roja e sigurimit e këtij restorani ka njoftuar për shpërthimin e Zjarrit. Njësitet e Policisë së Kosovës, forenzika , hetimet rajonale , Zjarrëfikësit si dhe eksperti kundër Zjarreve, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Fatëmirësishtë nuk ka persona të lënduar, dëmet materiale sipas vlersimeve të para janë të konsiderushme. Për momentin nuk dihen shkaktarët e zjaerrit, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilsu “Shkaktim i rrezikut të përgjithëshëm”. Rasti është duke u hetuar nga hetimet rajonale të Gjilanit”, tha ai./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...