Google ADS

Paulo Coelho thotë se konflikti në Ukrainë është një justifikim për ‘rusofobinë’

00:55 | 13 Mars 2022
Trina Galanxhi

Shkrimtari brazilian Paulo Coelho ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës ka lëshuar një klimë “rusofobie”.

Coelho, i cili është autor i romanit të mirënjohur “Alkimisti”, shkroi në një postim në Twitter: “Kriza e Ukrainës një justifikim i përshtatshëm për Rusofobinë”, transmeton portal arbresh.info

Shkrimtari morri një numër të madh kritikash nga përdoruesit e mediave sociale, shumë prej të cilëve i kërkuan Coelhos të pranonte ndikimin shkatërrues të pushtimit rus dhe të publikonte foto të viktimave dhe shkatërrimeve të shkaktuara nga ushtria ruse.

Duke iu drejtuar kritikave, Coelho vazhdoi duke shkruar: “Isha në Lviv, Kiev, Odessa, Jaltë, Çernobil (Ukrainë). Kam kaluar 10,000 km me tren nga Moska në Vladivostok (Rusi). Po, ka një luftë: por mos fajësoni njerëzit e zakonshëm”./bbc/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme