Hajdari paralajmëron aksione të tjera kundër çrregullimit të çmimeve në treg

22:56 | 12 Mars 2022
S D

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, paralajmëroi se do të ketë edhe aksione të tjera në terren kundër çrregullimit të çmimeve në tregun vendor.

Hajdari tha se është koordinuar me inspektorët e tregut, gjatë një takimi që kanë zhvilluar këtë të shtunë.

“Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, bashkë me Kabinetin e MINT dhe Inspektoratin e Tregut mirëpritëm në takim Inspektorët e Tregut të cilët veprojnë në Komunat e Republikës së Kosovës. Bashkëpunëtorët Inspektorë të Tregut i falënderova për bashkëpunimin në terren, lidhur me çrregullimin e çmimeve të tregut tonë dhe shprehëm gatishmërinë në koordinimin e aktiviteteve të mëtutjeshme, për të mirën e qytetarëve, bizneseve dhe shtetit”, ka shkruar ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme