Kurti takon zëvendëskryeministrin e Letonisë:Diskutuam pushtimin rus të Ukrainës dhe implikimet e sigurisë për të gjithë Evropën

15:07 | 12 Mars 2022
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar zëvendëskryeministrin e Letonisë, Artis Pabrikis, në kuadër të Forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antali të Turqisë.

Kurti ka thënë se Pabrikis kanë disktutuar invazionin rus në Ukrainë dhe implikimet e sigurisë për gjithë evropën, shkruan arbresh.info.

“Diskutuam pushtimin rus të Ukrainës dhe implikimet e sigurisë për të gjithë Evropën me zëvendëskryeministrin e Letonisë Artis Pabriks. E falënderova për kontributin e Letonisë në KFOR dhe mbështetjen për agjendën tonë të integrimit në BE”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Të ngjashme