Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se është certifikuar lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, për zgjedhjet e prillit në Serbi.
Përmes një postimi në facebook, Kamberi ka njoftuar se kjo listë do të ketë numrin 16 dhe në të marrin pjesë tri parti.
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të jetë Lista me numër 16. Me të njëjtin numër që morëm pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020. Me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD. Me 10 kandidatë për deputet nga të tri komunat e Luginës së Preshevës. Me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në të. Me numër 16 u certifikua gjithëpërfshirja e Luginës së Preshevës për vazhdimin e betejës së dinjitetshme politike, përfaqësimin dinjitoz e të pakompromis si përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët dhe interesat kolektive”, thuhet në njoftimin e Kamberit./arbresh.info/
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...