Sanksionet kundër Rusisë mund të bëjnë që Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) të rrëzohet dhe të çojë në atë që në një strukturë prej 500 tonësh të bie në det ose në tokë.
Kështu tha kreu i agjencisë ruse të hapësirës, Roscosmos, shkruan The Guardian.
Dmitry Rogozin, një mbështetës i zëshëm i pushtimit rus të Ukrainës, bëri thirrje që të hiqen sanksionet pasi ato mund të pengojnë funksionimin e anijes kozmike ruse që i shërben ISS.
Si rezultat, segmenti rus i stacionit – i cili ndihmon në korrigjimin e orbitës së tij – mund të ndikohet, duke shkaktuar që struktura 500 tonëshe “të bjerë në det ose në tokë”, shkroi shefi i Roscosmos në Telegram, transmeton lajmi.net.
Duke publikuar një hartë të vendndodhjeve ku ISS mund të zbriste, ai tha se nuk kishte gjasa të ishte në Rusi.
Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka thënë më parë se po përpiqej të gjente një zgjidhje për ta mbajtur ISS në orbitë pa ndihmën e Rusisë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...