Google ADS

Rama për ukrainasit e ikur në Evropë: Do të jenë mirë, sepse nuk janë myslimanë

10:49 | 12 Mars 2022
V. S.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ishte në Forumin e Diplomacisë të zhvilluar në Antalia të Turqisë, ka dhënë një përgjigje goditëse pyetjes së gazetares së televizionit A Haber për arratisjen e ukrainasve nga Ukraina drejt vendeve europiane.

Në pyetjen e gazetares: “Shumë njerëz u detyruan të iknin nga Ukraina në vendet evropiane. A keni edhe ju një plan?”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj: “Mendoj se do të jenë mirë. Sepse nuk janë myslimanë. Prandaj gjendja e tyre do të jetë e mirë” raporton Haber7.

Forumi Diplomatik i Antalias është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalias është “Rikodimi i diplomacisë”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme