Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot do të marrë pjesë vetëm në ditën e fundit të Forumit, ku do të jetë gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit me temë “Përfaqësimi i Ndryshimit”.
Ai përmes një emaili për media ka bërë të ditur shkakun e anuluar pjesëmarrjen në ditën e parë dhe hapëse të Forumit të Diplomacisë në Antali të Turqisë, shkruan arbresh.info.
“Gjatë ditës së premte ishte planifikuar që të merrte pjesë në hapjen e Forumit krahas krerëve të shteteve të ndryshme të botës, të realizonte disa takime bilaterale dhe të merrte pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes për ditën e parë ishte situata e krijuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazike dhe nevojës për marrjen e masave nga qeveria.
Ndërkaq, sot në mëngjes ai bashkë me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock mori pjesë në inaugurimin e parkut të ri të erës në Selac dhe Bajgorë, të cilin Kryeministri Kurti e vlerësoi si investim strategjik./arbresh.info/
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët