Lufta në Ukrainë ka nxitur një krizë të re refugjatësh.
Ukrainasit që po largohen nga lufta tani janë duke u strehuar në Poloni, ndërsa është raportuar se polakët kanë hapur shtëpitë e tyre për të pranuar refugjatët, transmeton portal arbresh.info
“Kur ke dikë që të lëndon, është shumë e rëndësishme të kesh dikë që të ofron shpatullën e tij për tu mbështetur”, tha Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një video mesazh drejtuar homologut të tij polak Andrzej Duda dhe popullit polak.
Duke e quajtur popullin polak “vëllezër dhe motra”, ai tha se të dy vendet “kishin formuar një bashkim jashtëzakonisht të fortë”.
Më shumë se gjysma e 2.5 milionë ukrainasve që kanë ikur nga lufta deri më tani janë evakuuar përtej kufirit perëndimor në Poloni./arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...