Ambasadori i Ukrainës në OKB: Ukrainasit janë varrosur në varre masive

23:43 | 11 Mars 2022
Trina Galanxhi

Ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kislitsya dënoi Rusinë dhe e quajti atë një “shtet agresor” për gënjeshtra, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Cili është objektivi i radhës? Një tjetër pallat? Një tjetër maternitet? Trupat ruse i kanë goditur tashmë të gjitha këto vende,” tha ai, transmeton portal arbresh.info

Duke iu drejtuar OKB-së, ai foli për Mariupolin, i cili është nën sulm pothuajse të vazhdueshëm nga forcat ruse.

“Sulmet ajrore dhe granatimet ruse pothuajse shkatërruan Mariupolin dhe vranë 1,582 civilë në qytet, sipas zyrtarëve lokalë. Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, njerëzit varrosen në varreza masive në qytetet ukrainase,” tha ai./bbc/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme