Një nga gratë shtatzënë, që zuri vend në kopertinat e mediave botërore, e fotografuar duke ikur nga rrënojat e maternitetit në spitalin e Mariupolit , ka sjellë në jetë një vajzë.
Mariana Vishegirskaya, e veshur me të njëjtat pizhame me pika me të cilat u fotografua teksa po zbriste shkallët e spitalit të shkatërruar, u fotografua të premten nga Associated Press e shtrirë në një shtrat spitali duke mbajtur vajzën e saj të porsalindur, Veronika, transmetoin portal arbresh.info
Në një foto tjetër, ajo shikon nga shtrati i saj teksa bashkëshorti i saj, Yuri, mban fëmijën e tyre.
Në pamjet nga bombardimi i së mërkurës, blogerja e bukurisë ukrainase Vishegirskaya ishte plagosur dukshëm, me gjak në fytyrë, ndërsa edhe ishte vënë në shënjestër të një fushate dezinformimi nga ana e Rusisë duke e akuzuar atë për falsifikim të plagëve.
Në sulmin e kryer ndaj spitalit në Mariupol mbetën të vdekur 3 persona dhe 17 u plagosën, duke përfshirë edhe një fëmijë.
Bombardimet ndaj spitalit të fëmijëve dhe repartit të maternitetit kanë nxituar reagime të ashpëra nga ukrainasit dhe mbarë bota.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha në një fjalim të postuar në Telegram se bombardimi ishte “prova përfundimtare” e gjenocidit. “Një spital për fëmijë, një maternitet. Si e kërcënuan Federatën Ruse? Çfarë është ky shtet, Federata Ruse, që ka frikë nga spitalet, maternitetet dhe po i shkatërron ato?”.
“Spitalet dhe shkollat janë shkatërruar. Kishat dhe ndërtesat e zakonshme janë shkatërruar. Njerëzit vriten. Fëmijët vriten. Bombardimi ajror i një spitali fëmijësh është prova përfundimtare se gjenocidi i ukrainasve po ndodh”, tha Presidenti Zelensky.
OKB-ja konfirmoi se spitali ishte qartësisht i identifikueshëm dhe funksional kur u godit të mërkurën, duke kundërshtuar pretendimet ruse./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...