Atletico Madridi ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Cadiz me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 28-të të La Ligas.
Ndeshja nisi shumë mirë për Los Colchoneros që gjetën golin që në start.
Portieri mysafir Jeremias Ledesma bëri një gabim të madh, nga ku përfitoi Joao Felix që shënoi për 1-0.
Pas golit të pranuar Cadiz ishin më të rrezikshëm, duke tentuar portën disa herë në pjesën e parë, por nuk ia arritën të qëllonin cakun.
Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej, në skenë doli veterani Alvaro Negredo që shënoi për 1-1.
Por pjesën e dytë Atletico e nisi më mirë, duke rrezikuar e para me Angel Correan, por goditja e tij u prit nga portieri Ledesma.
Në minutën e 68-të erdhi goli i epërsisë, ku i saktë ishte Rodrigo de Paul për 2-1.
Deri në fund të dy skuadrat kishin raste, por rrjetat heshtën.
Atletico Madridi mori fitoren e katërt me radhë në La Liga, duke ruajtur pozitën e tretë me 51 pikë.
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë