Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, kanë folur për të përditshmen britanike “The Guardian”, lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Në artikullin e publikuar sot, Kurti dhe Osmani kanë paralajmëruar se ka mundësi që Rusia t’i bëjë presion Serbisë për ta minuar pavarësinë e Kosovës, raporton The Guardian.
Kryeministri Kurti ka thënë se është në interes të Rusisë për të hapur fushëbeteja të reja, pasi që, sipas tij, Federata Ruse nuk dëshiron që t’i kthehet paqes. Ai ka shprehur frikën e tij, që zgjatja e konfliktit në Ukrainë, rrit mundësinë e përshkallëzimit edhe në Ballkan.
“Frikësohem se sa më shumë që zgjat lufta në Ukrainë, aq më të mëdha janë gjasat e një depërtimi në Ballkanin perëndimor. Kjo, sepse është në interes të Rusisë për të hapur fushëbeteja të reja”, ka thënë kryeministri Kurti.
Më tej, Kurti ka deklaruar se Putin dëshiron dështimin e Kosovës për të dëshmuar vetëm suksesin e përkohshëm të NATO-s.
“Putini ende e konsideron intervenimin e NATO-s në Kosovë si ngjarjen më të rëndësishme ndërkombëtare. Ai do që shteti i Kosovës të dështojë, në mënyrë që të thotë se suksesi i NATO-s ishte i përkohshëm, sikurse në Irak dhe Afganistan”, ka theksuar ai.
Ndërkaq, Presidentja Osmani ka parashikuar mundësinë që Rusia ta destabilizojë Ballkanin perëndimor.
“Do të kërkoj që ta destabilizojë të gjithë Evropën”, ka thënë ajo, duke shtuar se Rusia po përdor Serbinë për të rrezikuar vlerat demokratike.
Sipas Osmanit, Putin mund të përdor Baltikun apo Ballkanin perëndimor, ose që të dyja, për të rritur tensionet dhe për ta zgjeruar krizën në nivel ndërkombëtar.
“The Guardian” ka shkruar edhe për aplikimin e Kosovës që t’i bashkohet Këshillit të Evropës, për të cilën gjë Rusia është duke u dorëhequr.
Sipas britanikes, Kurti dhe Osmani, anëtarë të dy partive të ndryshme, por partnerë në qeveri, përballen me problemin e madh, që lidhet me mungesën e njohjes së pavarësisë së vendit nga pesë shtete të Bashkimit Evropian. Kjo situatë është bërë pengesë e madhe për Kosovën në përpjekjet e saj për integrime në organizata ndërkombëtare.
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...