Presidenti rus shpjegoi se lëvizja e tij vjen në kundërpërgjigje të përfshirjes së Perëndimit në pajtimin e mercenarëve për të luftuar për Ukrainën.
Duke folur në këshillin kombëtar të sigurisë në Moskë, Putin tha se vendimi i tij vjen pas verifikimit të mercenarëve perëndimorë në zonat e luftës në Ukrainë.
“Në lidhje me grumbullimin e mercenarëve nga e gjithë bota dhe dërgimin e tyre në Ukrainë, ata nuk po e fshehin, pra ata, sponsorët perëndimorë të Ukrainës, po shkelin të gjitha normat e ligjit ndërkombëtar”.
“Nëse ka njerëz që dëshirojnë në formë vullnetare të vijnë, jo për para, për të mbështetur popullin e Donbas, ne do të shkojmë të takohemi me ta dhe t’i ndihmojmë të vijnë në zonën e luftës”, tha Putin.
Ndërsa ministri rus i mbrojtjes Sergey Shoigu tha se “republikat rebele” kanë marrë rreth 16,000 kërkesa nga të huaj për të luftuar përkrah tyre, kryesisht nga Lindja e Mesme.
Shoigu sugjeroi gjithashtu kalimin e armatimeve të kapura në konflikt, te rebelët e rajoneve separatiste, dhe Putin e aprovoi.
Lufta e Rusisë ndaj Ukrianës e nisur më 24 shkurt, është pritur me zemëratë ndërkombëtare dhe BE, SHBA e Britania mes të tjerave, kanë vendosur sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.
Sipas shifrave të OKB, 549 civilë kanë vrarë dhe 957 janë plagosur që prej nisjes së konfliktit, por shifra e vërtetë mund të jetë më e lartë.
Më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina drejt vendeve fqinje, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB.
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani