I nxitur nga informacionet dhe shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës ka njoftuar sot se ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Autoriteti i Konkurrencës ka konfirmuar edhe njëherë se tregjet e karburanteve naftë dhe benzinë janë tashmë nën hetim paraprak pas evidentimit të disa dyshimeve të arsyeshme për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës.
“Bëjmë me dije se, të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve janë nën hetim dhe, për ato kompani që do të provohet se kanë shkelur dispozitat e ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, masat e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë në përputhje me penalitetet e parashikuara”, ka shtuar autoriteti.
Në anën tjetër, Autoriteti i Konkurrencës ka sqaruar përsëri publikun se të gjitha këto monitorime apo procedura hetimi kryhen vetëm në zbatim të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, “pa hyrë në atributet që janë përgjegjësi e institucioneve të tjera ligj-zbatuese në vend”.
Rritja e çmimit të naftës ka sjellë protesta të shumta në Shqipëri pas arritjes së një niveli rekord prej 260-270 lekësh [mbi 2 euro] për litër dy ditë më parë.
Ndërkohë, inflacioni në Shqipëri u rrit përsëri në muajin shkurt dhe arriti nivelin 3.9 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë për më shumë se një dekadë. Rritja e inflacionit u ndikuar nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, energjetike dhe shërbimet e transportit./arbresh.info/
Vullneti dhe Rovena shkëmbejnë puthje në distancë, reagimi i...
Aksion i Antidrogës në Prizren, dy të arrestuar
Vullneti dhe Rovena shkëmbejnë puthje në distancë, reagimi i...
Kryetari i radhës i OSBE-së, Ian Borg do të vizitojë Shqipër...
Fitorja e Trumpit, Limaj: Ishte madhështore – Populli amerik...
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...