Air Serbia i ka dyfishuar fluturimet Moskë-Beograd, pasi aeroplanët e këtij shteti mund të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian.
Rusët e pasur po e shfrytëzojnë një shteg të njohur si “Dera e prapme e Serbisë”, për të ikur në Evropë dhe për t’i ikur ndalimit që BE-ja ua ka bërë fluturimeve nga dhe në Rusi.
Air Serbia, në të cilën shteti serb është aksionari më i madh, i ka dyfishuar fluturimet direkte në nga Moska në Beograd. Realizohen 15 fluturime në javë, numër ky i rritur në mënyrë të shpejtë, pas BE-ja ndaloi fluturimet e avionëve rusë nëpër hapësirën e saj ajrore, raporton The Guardian.
Prestigjiozja britanike më tej shkruan se si Serbia ka refuzuar t’i vendosë aksione Rusisë, por avionët e saj janë të lirë të kalojnë nëpër hapësirën ajrore të BE-së, transmeton arbresh.info.
Kjo e ka bërë Serbinë “korridorin e vetëm ajror të hapur për Rusinë”, sipas një kompanie të fluturimeve ajrore.
Kapacitetet e ulëseve të linjave ajrore midis Rusisë dhe Serbisë janë rritur për 50 për qind në javën e parë të marsit, krahasuar me një javë para se Rusia ta sulmonte Ukrainën.
Sipas kompanisë së fluturimeve, javëve në vijim pritet të rritet edhe më shumë kapaciteti.
Serbia dhe Bjellorusia e autokratit Alexander Lukasheno janë shtetet e vetme në Evropë që nuk i kanë vendosur sanksione Rusisë, prej 24 shkurtit, kur forcat ruse hynë në Ukrainë./Arbresh.info
Sulmet izraelite vrasin 29 njerëz në Gazë, teksa Hamasi hedh...
Rreth 2 mijë të vrarë në Liban nga konflikti mes Izraelit dh...
Moti i keq me intensitet të lartë të reshjeve, mobilizon Shq...
Rriten importet e makinave kineze në Afrikën e Jugut
Trajneri i Liverpoolit pranon se ka ‘vendim për të marrë’ pë...
Rritet kostoja e jetesës në Shqipëri, sa shpenzon mesatarish...