India godet Pakistanin me raketë

17:36 | 11 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Ushtria indiane deklaron se ka goditur aksidentalisht një predhë të premten në Pakistan.

Ministria e Mbrojtjes atje thotë se ata kanë shprehur “keqardhje të thellë” për këtë, shkruan AFP, transmeton arbresh.info.

India ka zhvilluar tre luftëra me Pakistanin që nga pavarësimi i kolonizimit britanik. Dy kanë qenë mbi territorin e diskutueshëm të Kashmirit.

Kufiri i tyre i përbashkët ka një prani të fortë ushtarake nga të dyja anët dhe shpeshherë mes tyre ka shkëndija lufte, thotë më tej mediumi.

“Gjatë kontrollit rutinor, një mosfunksionim teknik çoi në shkrepjen aksidentale të një rakete”, tha Ministria e Mbrojtjes e Indisë, pa specifikuar llojin e raketës dhe se a kishte ndonjë viktimë si pasojë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme