Delegohen gjyqtarët e xhiros së 25-të të Superligës, Gramos Shala në derbin Gjilani-Llapi

17:26 | 11 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Pas ndeshjeve të mesjavës, BKT Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 25-të, ku janë deleguar edhe gjyqtarët.

Të shtunë në program janë dy përballje. Prishtina e cila sapo shënoi fitoren e parë në pranverë, e pret Ulpianën në shtëpi.

Gjyqtari kryesor për këtë ndeshje është caktuar Eridon Podvorica, me asistentët, Visar Kelmendi dhe Bajram Kabashi. Në VAR do të jetë Valbon Hoxha.

Ndeshja kryesore e javës zhvillohet të dielën ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, ku pritet përballje tejet interesante pas që të dy skuadrat kërkojnë pikët e plota.

Gjyqtari kryesor në këtë takim do të jetë Gramos Shala, me asistentët, Granit Hyseni dhe Lumturie Muhadri. Në VAR do të jetë Burim Jahmurataj.

Më poshtë delegimet e plota të gjyqtarëve për javën e 25-të të Superligës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme