Google ADS

Dogana: Në janar-shkurt 2022 në Kosovë janë importuar 3.3 milionë litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milionë litra vaj luledielli i papërpunuar

16:36 | 11 Mars 2022
L G

Pas shqetësimeve dhe ngritjes së çmimeve së produkteve esenciale Dogana e Kosovës ka dalë me një sqarim rreth kësaj çështjeje.

Dogana ka njoftuar se gjatë vitit 2021 në total janë importuar vaj luledielli , i përpunuar rreth 17.7 milionë litra vaj derisa janë importuar edhe 5 milionë litra vaj luledielli i papërpunuar, shkruan abrresh.info.

“Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021 e ka shënuar rritje ne 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%. Derisa vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim”, thuhet në njoftim.

Kurse për periudhën janar-shkurt të vitit 2022, dogana ka njoftuar se në Kosovë janë importuar 3.3 milion litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent.

Më tej Dogana e Kosovës ka paralajmëruar se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme