Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka – Nimani, priti në takim një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Fillimisht, kryetarja Caka – Nimani e njoftoi delegacionin nga Shqipëria me përbërjen dhe me strukturën organizative të Gjykatës, me mënyrën e funksionimit dhe me punën e deritanishme, si dhe me sfidat që përballet aktualisht ky institucion.
Gjatë bashkëbisedimit, kryetarja Caka – Nimani vuri theksin në marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira të bashkëpunimit me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe me mbështetjen që kjo gjykatë i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës veçanërisht në vitet e para pas themelimit.
Në vijim të takimit, të dyja palët diskutuan dhe shkëmbyen pikëpamjet e tyre përkitazi me mënyrat më të mira për përmirësimin dhe avancimin e legjislacionit për gjykimin kushtetues në vendet respektive./arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...