Mbyllja e depove në disa lokacione pas ngritjes së çmimeve po shihet si e vonuar.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku, ka mirëpritur angazhimin e autoriteteve për kontrollimin e depove, pavarësisht se e vlerëson si të vonuar.
“Më në fund e pamë se qeveria është gjallë dhe po ndërmerr masa ndaj këtyre bizneseve për manipulimin e çmimeve, ndërsa problemi i krijuar me ngritjen e çmimeve sa është i disa biznese të caktuara aq është problem i sajuar edhe në veprimin e vonshëm të qeverisë”, tha ai.
Sipas tij Qeveria dhe Inspektoriati i Tregut duhet të veprojnë çdo ditë jo vetëm në këto raste, dhe rezervat e shtetit duhet të shfrytëzohen në këto rrethana kur rrezikohet interesi i qytetarëve.
“Qeveria së bashku me Inspektoratin e Tregut duhet të veprojnë 365 ditë nga 24 orë jo të merren me fushata e me këto aksione, dhe rezervat e shtetit duhet të shërbejnë në këto rrethana kur rrezikohet interesi dhe dinjiteti i qytetarëve (konsumatorëve), që natyrshëm ndikon edhe në dinjitetin dhe interesin e shtetit”, tha Kaçaniku.
Ekonomisti, Mustafë Kadriu thotë se ky aksion për mbylljen e depove është më i duhuri pasi që kjo që po ndodh me tregun tonë është një abuzim jo i mirë ndaj qytetarëve.
“Ky është një lajm i mirë dhe një sinjal që ka pak a shumë shpresë në këtë vend. Ajo brenga që e kemi shpreh vazhdimisht si opinionista, dhe si media, që është duke ndodhur në tregun e Kosovës, u dëshmua në ditën e djeshme që qeveria po ndërmerr masa ndaj rritjes artificiale të çmimeve dhe ai shton se kjo që po ndodh me tregun tonë është një abuzim jo i mirë ndaj qytetarëve”, tha Kadriu.
Ndryshe, ditëve të fundit është vërejtur rritje enorme e çmimeve të produkteve bazë, si vajit, miellit, sheqerit si dhe i derivateve. Pas kësaj, të enjten pasdite janë mbyllur dy depo të operatorëve ekonomikë, njëra në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.
Prokuroi i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe organet tjera kompetente, përkatësisht Inspektoratin e Tregut paralajmëruan se do t’i ndërmarrin veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave, siç parashihet me nenin 295 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku është paraparë dënimi me burg dhe me gjobë.
Një ditë më parë dy depo, të dy kompanive të mëdha janë mbyllur pas këtyre kontrollave. /Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Publikohet lista e Francës për ndeshjet e nëntorit, mungon M...
U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe shefi i misionit të EULEX-i...
LDK sot dorëzon në Kushtetuese Ligjin për zyrtarët publik
Gjinia nuk ishte faktor qendror në zgjedhjet presidenciale
“Mos u merr me mua”, Gresa nervozohet me Vullnetin
Prenkaj: Deklaratat e Gërvallës për Trumpin nuk do të kalojn...