Rama takon Erdoganin, merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias

15:51 | 11 Mars 2022
V. S.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Turqisë për të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias.

Rama po merr pjesë bashke me  Ministren  e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Rama është pritur në një takim nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Pamjet e takimit janë shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë Rama, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ky forum do t’i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme