Abdixhiku i kërkon Danimarkës ta mbështes Kosovën për anëtarësim në NATO dhe BE

13:42 | 11 Mars 2022
V. S.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në takim me ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës, Nick Hækkerup,  ka kërkuar ta mbështes Kosovën në proceset e saj integruese, liberalizimin e vizave, anëtarësim në NATO, BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës, Z. Nick Hækkerup.

Kryetari Abdixhiku u njoftua në lidhje me marrëveshjen ndërkombëtare dypalëshe për dhënien në shfrytëzim të qelive të burgut të Gjilanit për të burgosurit nga Mbretëria e Danimarkës, e cila pritet të vijë në Kuvend.

Ndërsa kryetari Abdixhiku e falënderoi Ministrin Hækkerup për vizitën në LDK, e sikur edhe në takimet tjera me miq ndërkombëtar, kërkoi edhe prej Danimarkës ta mbështesë Kosovën në proceset e saj integruese, liberalizimin e vizave, anëtarësim në NATO, BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Palët u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin e që mbështetja ndaj Kosovës të vazhdojë edhe në të ardhmen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme