Me iniciativë të Kryeministrit do të kontrollohet popullsia e qenve me dhe pa pronar

13:11 | 11 Mars 2022
arbresh.info

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasiniqi, ka bërë të ditur se me iniciativën e kryeministrit Albin Kurti, MAPL ka themeluar grupin punues për hartimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e popullsisë së qenve me dhe pa pronar dhe planin e veprimit.

“Sot isha i ftuar nga Kryetari i Kryeqytetit z. Perparim Rama për të diskutuar me Kryetarët e Komunave të rajonit të Prishtinës. Me iniciativën e Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti, MAPL ka themeluar grupin punues për hartimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e popullsisë së qenve me dhe pa pronar dhe planin e veprimit”, ka bërë të ditur Krasniqi në rrjete sociale.

Gjatë takimit të përbashkët me Kryetarët e Komunave të rajonit të Prishtinës gjithashtu ai ka shtuar se është diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal, trafikun urban dhe tema të tjera me interes për Komunat dhe qytetarët.

“Jam i lumtur që me iniciativën e MAPL-së, për herë të parë krijohen instrumentet e financimit të partneritetit ndërkomunal CIF, me qëllim të rritjes së mbështetjes së Komunat e Kosovës.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme