Haxhiu bënë të ditur se kur do të vijnë të burgosurit e Danimarkës në Kosovë

12:24 | 11 Mars 2022
V. S.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qëllimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për të burgosurit është të finalizohet sa më shpejt.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e saj danez, Nick Hækkerup, ajo tha se planifikohet që në muajin që vjen, më së largu në fillim të majit, të finalizohet kjo marrëveshje.

“Qëllimi ynë është që kjo marrëveshje të finalizohet sa më shpejt. Planifikojmë që në fillim të muajit maj, ende nuk është vendosur data se kur do të finalizohet marrëveshja dhe kur do të procedohet në kuvendet e të dyja vendeve. Synimet tona janë që sa më parë kjo marrëveshje të finalizohet”.

“Do të bëhen edhe përmirësime dhe renovime në burgun e Gjilanit, sepse ka nevojë dhe kur kjo qendër të jetë gati do ta njoftojmë Danimarkën dhe pastaj do t’i sjell të burgosurit”, tha Haxhiu./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme