Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se nga sot deri më 20 mars Qeveria ka ndaluar eksportin e disa drithërave dhe produkteve tjera.
Bekteshi tha se qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor.
“Grurë dhe thekër, elb, misër, miell nga gruri dhe thekuri, farë luledielli, vaj nga fara e lulediellit. Duke marrë parasysh invazionin e Rusisë në Ukrainë dhe reperkusionet që në një situatë të këtillë janë jo vetëm për tregjet evropiane, por edhe ato botërore, mund të them se tani jetojmë në një nga krizat më të mëdha ekonomike botërore”, tha mes tjerash Bekteshi.
Bekteshi tha se kërkesa për ndalimin e eksporteve për këto produkte është kërkesë e Ministrisë së Bujqësisë.
Bekteshi tha se nëse paraqitet nevoja, shteti është i gatshëm të plotësojë rezervat e mallrave, por për momentin nuk ka nevojë për këtë.
Bekteshi siguroi se shteti ka rezerva të mjaftueshme të drithërave.
“Dua të përsëris edhe një herë dhe t’u garantoj qytetarëve se rezerva shtetërore të mallrave janë më se të qëndrueshme. Maqedonia e Veriut ka sasi të mjaftueshme të grurit dhe misrit për të mbuluar nevojat vendore. Mullinjtë apo kompanitë private në vend kanë mbi 50 mijë tonelata grurë, mbi 10 mijë tonelata misër dhe mbi 8 mijë tonelata elb për shkak të rritjes së prodhimit vendor të grurit nga 195 mijë tonelata në vitin 2017, në 253 mijë tonelata në vitin 2021”, deklaroi Bekteshi./telegrafi/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030