Google ADS

Konjufca: Pa Shqipërinë nuk do të vinte as pavarësia e Kosovës

10:17 | 11 Mars 2022
S D

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Kryetari Konjufca, duke iu uruar mirëseardhje, ka thënë se po mos të ishte Shqipëria, Kosova nuk do ta kishte pavarësinë e saj.

“Çdo moment qysh nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, të jesh i Kosovës e i Shqipërisë ka qenë e njëjta gjë. Dhe kontributi na tregon që çdo hap që kemi bërë e kemi bërë së bashku. Po të mos ishte Shqipëria nuk do të vinte as  pavarësia e Kosovës. Prandaj jemi që të krijojmë sa më shumë institucione të përbashkëta”, ka thënë Konjufca në këtë takim./eo/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme