Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 26-të ka miratuar Vendim për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara.
Ky vendim kufizon eksportin e grurit, elbit, misrit, miellit të grurit dhe elbit, farave të lulediellit, si dhe vajrave të farave të lulediellit, njoftojnë nga Qeveria.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për kufizimin e eksportit të këtyre mallrave si masë paraprake për të shmangur veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët.
Ky vendim, theksojnë nga atje, është marrë si përgjigje reciproke ndaj masave të ngjashme të marra nga vendet e rajonit.
Në sqarimin e këtij vendimi, Qeveria thekson se në Republikën e Maqedonisë së Veriut mjaftojnë sasitë e grurit dhe misrit në mullinj private, të cilat janë të ndryshme nga rezervat e mallrave. Këto janë sasi për të mbuluar nevojat e brendshme, pra në mullinj në vend kanë mbi 50.000 ton rezerva të grurit, mbi 10.000 ton misër dhe mbi 8.000 ton elb, që vjen si pasojë e rritjes së prodhimit vendas të grurit prej 195 mijë tonësh në 2017, në 253 mijë tonë në 2021.
Nga Qeveria shtojnë se rezervat komerciale të produkteve bazë si gruri, misri, elbi, vaji i lulediellit, derivatet e naftës dhe produktet tjera janë në sasi të mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje shtesë./Telegrafi/
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...