Google ADS

Edi Rama takon furnizuesit e naftës: Është koha për të rezistuar jo për të fituar

09:41 | 11 Mars 2022
V. S.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se për rritjen e çmimit të naftës e të energjisë, ai vetë e ka paralajmëruar muaj më parë.

Në një konferencë për media, pas protestave që po mbahen në Shqipëri kundër shtrenjtimit të naftës, Rama ka thënë se kjo ngritje është pasoj e luftës në Evropës, raporton arbresh.info

“Sot është shumë e qartë për të gjithë dhe insistoj që ne mund të jemi të ndarë në opinione kemi të bashkuar ën fakte. Vendi ynë po përballet më pasojat e një lufte që ka nisur në Evropë, është një luftë që se kemi nis ne, as se ndalojmë ne por faktikisht lufta ka ardhur në Shqipëri më faturën e çmimit të energjisë, të naftës dhe më ndikimin në çmime. Rritja e çmimeve filloj ti jepte shenjat e para në gjysmën e dytë të vitit të shkuar në gjithë botën”, ka thënë Rama.

Rama, tutje ka shpjeguar se Qeveria po punon për të ju dal në ndihmë familjeve dhe bizneseve të vogla.

Tutje ai ka bërë të ditur se deri të hënën, do ta bëjë të ditur planin për masa.

Rama furnizuesve ju ka thënë se tani “Është koha për të rezistuar jo për të fituar”.

“Kjo Qeveri e ka deklaruar qysh më parë, kur shumëkush u hodhe përpjetë se jemi përball një krize dhe tani jemi në zemrën e krizës. Ne do ti vemi një mburojë mbrojtëse konsumatorëve dhe bizneseve të vogla, që të mos ndikoj mbi ta. Sot nëse çmimi i energjisë do të jetë ky që është sot nga 52 euro në 550 euro për megavat në orë në treg. Do të na duhen 6040 milion dollar ekstra deri në fund të vitit për të mbrojtur familjet dhe bizneset e vogla. Planin për masa do ta bëjmë publikë para të hënës”, ka përfunduar Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme