Google ADS

Filipinet janë të gatshme të mbështesin SHBA-në nëse përfshihet në luftë

09:13 | 11 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidenti i Filipineve është gati të hapë “objektet” e vendit për forcat amerikane sipas një traktati të mbrojtjes reciproke të vitit 1915.

Kjo mund të ndodhë në rast se lufta e Rusisë kundër Ukrainës përfshin edhe Shtetet e Bashkuara, tha ambasadori i Manilës në Uashington, transmeton portal arbresh.info

Ambasadori Jose Manuel Romualdez tha se Presidenti Rodrigo Duterte i bëri komentet në një takim të fundit në Manila, ku Presidenti shprehu gjithashtu shqetësimin mbi ndikimin ekonomik global të krizës në zhvillim.

Filipinet kanë dënuar pushtimin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe kanë votuar në favor të rezolutës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që kërkonte ndalimin e menjëhershëm të sulmit të Moskës dhe tërheqjen e të gjitha trupave ruse nga Ukraina.

Duterte, mandati i stuhishëm gjashtëvjeçar i të cilit përfundon në qershor, ka ushqyer lidhje më të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqësin kinez Xi Jinping, ndërsa shpesh ka kritikuar politikat e sigurisë amerikane.

Megjithatë, ambasadori ka theksuar se Presidenti i Filipineve mendon që pushtimi rus në Ukrainë është veprim i gabuar./ap/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme