Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz do të marrin pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë.
Në kuadër të këtij Forumi, Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla- Schwarz do të takohen me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrëse në këtë Forum.
Ato do të marrin pjesë në disa panele të këtij Forumi.
Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rikodimi i diplomacisë”.
Ky Forum do t`i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete./arbresh.info/
Osmani pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti i Turqisë
Pacolli takon kryeministrin e Irakut: Ramë dakord që të viz...
Kurti: Kontributi i diasporës për vendin tonë mbetet madhor ...
Bernardo Silva tallet me Arsenalin shkak trofetë
Qëlluan me armën e shërbimit qytetarin, shpallet në kërkim e...
Çrregullimi Emocional Sezonal gjatë vjeshtës, si ta përballo...
Joshua jep mesazhin pas humbjes së dëshpruese ndaj Dubois