Google ADS

Kryediplomatja gjermane vazhdon vizitën në Kosovë

08:02 | 11 Mars 2022
V. S.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, edhe sot do të vazhdojë vizitën në Kosovë.

Baerbock bashkë me Kryeministri Albin Kurti, sot do të marrin pjesë në inaugurimin e parkut të ri “Selac Windpark” në fshatrat Selac dhe Bajgorë të Komunës së Mitrovicës.

Ndryshe dje, kryediplomatja gjermane takuar ka Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ajo dje gjatë konference për media deklaroi se Gjermania është donatori më i madh në Kosovë, derisa shtoi se këtë duan ta zgjerojnë. Baerbock, ka thënë se Kosova e ka kryer punën e saj sa i përket liberalizimit të vizave dhe se tani punën e saj duhet ta kryejë edhe Bashkimi Evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme