Google ADS

Malinovskyi me gjest tjetër në mbështetje të Ukrainës, mban zi për viktimat në atdheun e tij

08:09 | 11 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Pas mesazhit të tij kundër luftës, kësaj radhe Ruslan Malinovskyi tregoi së është në zi për popullin e Ukrainës.

Sulmuesi i Atalantas realizoi dy gola kundër Olympiacosit më 24 shkurt, vetëm disa orë pasi Rusia i nisi sulmet ne vendlindjen e tij.

Në atë rast, ai e ngriti fanellën për ta treguar bluzën e brendshme me mbishkrimin: “Jo luftë në Ukrainë”.

Tash kur kanë kaluar dy javë dhe numri i viktimave është në rritje, Malinovskyi kishte një mesazh tjetër për atdheun e tij.

28-vjeçari e barazoi rezultatin e Atalantas ndaj Bayer Leverkusenit në Ligën e Evropës këtë mbrëmje (e enjte) dhe e shënoi këtë rast me një gjest të veçantë.

Ai mbante një shirit të zi në krah, një simbolikë që mban zi për të gjithë të vdekurit në atë luftë. Futbollisti i e hoqi shiritin, e puthi dhe e drejtoi kah qielli.

Është paksa e pazakonte te Atalanta pasi ka në skuadër futbollist ukrainas dhe rus. Malinovskyi ka shoqëri të mirë me Aleksei Miranchuk dhe dy lojtarët ishin përqafuar në zhveshtore kur e morën lajmin për shpërthimin e luftës. /Telegrafi/

https://twitter.com/living_vow/status/1502043360751726594?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1502043360751726594%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmalinovskyi-gjest-tjeter-ne-mbeshtetje-te-ukraines-mban-zi-per-viktimat-ne-atdheun-e-tij%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme