Raportohet për një të vdekur pas sulmit në Dnipro të Ukrainës

07:25 | 11 Mars 2022
S D

U raportua se ka pasur shpërthime edhe në pjesën juglindor të Ukrainës, Dnipro.

Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES) raportojnë se një person është vrarë në lagjen Novokodatsky të këtij qyteti.

“Rreth orës 6:10, ka pasur tre sulme ajrore në qytet, duke goditur një kopsht fëmijësh dhe një ndërtesë apartamentesh,” tha SES.

Është goditur edhe një fabrikë këpucësh dykatëshe, duke i vënë flakën, raportonBBC.

Përveç Dnipros, qyteti i Lutsk, i vendosur në rajonin veriperëndimor të Ukrainës është gjithashtu nën bombardime ajrore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme