Forcat ruse i afrohen Kievit

01:01 | 11 Mars 2022
Trina Galanxhi

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se pas disa ditësh ngecje, Rusia ka bërë disa përparime në terren.

Sipas tij, forcat ruse tani janë 15km larg nga Kievi, ndërsa po afrohen nga veriperëndimi i kryeqytetit të Ukrainës, transmeton portal arbresh.info

Qasja më e re ruse në kryeqytetin ukrainas thuhet se është nga lindja dhe përfshin dy fillesa.

Njëri thuhet të jetë afër Brovary, me një tjetër që afrohet nga Sumy.

Mariopuli tashmë është i rrethuar nga forcat ruse./sky/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme