Ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë ai është ministër i Mbrojtjes.
“Suedia nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s për sa kohë që unë jam ministër i mbrojtjes”, pati thënë ai në një televizion shtetëror në nëntor të vitit të kaluar, transmeton portal arbresh.info
Duke kujtuar fjalët e tij, ai tha: “Unë kam të njëjtin mendim, të njëjtën gjë them pa përdorur fjalën “kurrë”.
Suedia nuk e shikon me ngrohtësi anëtarësimin në NATO për sigurinë e rajoneve të afërta, theksoi Hultqvist, duke thënë: “Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të thotë ndryshim rrënjësor i linjës së sigurisë. Kjo ndikon në sigurinë e rajonit tonë.”
Ai theksoi se Suedia do të bëjë investimin më të madh të të gjitha kohërave në mbrojtjen ushtarake, me 2% të prodhimit të brendshëm bruto që do t’i ndahet mbrojtjes.
Sipas mediave lokale, Suedia buxhetoi 6.5 miliardë dollarë për mbrojtjen ushtarake vitin e kaluar, ndërsa shuma do të rritet në 11 miliardë dollarë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë./AA/arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...